1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Selmanaj: Kemi përpjekje të qartë të mazhorancës që të kap tri segmente të rëndësishme të shtetit

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj ka thënë se sot kishin në agjendë trajtimin e tri projektligjeve shumë të rëndësishme, atë që ka të bëjë me sistemin prokurorial, me Komisionin e Pavarur për Media dhe Ligjin për Zyrtarët Publik.

Selmanaj u shpreh se kemi një përpjekje të qartë të kësaj mazhorance që nga viti 2021, siç u shpreh ai, për të kapur tri segmente të rëndësishme të shtetit.

“Ne sot kishim në agjendë trajtimin e tri projektligjeve shumë të rëndësishme. Ka të bëjë me sistemin prokurorial, ka të bëjë me Komisionin e Pavarur për Media dhe Ligjin për Zyrtarët Publik. Kemi një përpjekje të qartë të kësaj mazhorance që nga viti 2021 që të kap tri segmente të rëndësishme të shtetit. Kjo qasje për LDK-në është qasje kundër procesit të integrimit në Bashkimin Evropian”.

“Sjellja sot e shumicës parlamentare duke votuar kundër rekomandimeve të komisionit të Venecias, duke votuar kundër rekomandimit të BE-së në Kosovë, duke votuar e kundër propozimit tonë, që së paku të kthehen edhe njëherë këto projektligje, tregon definitivisht që përpjekja për kapje është tashmë e shprehur qartë. Në cilat pjesë vlerësojmë bashkë me BE, se këto ligje cenojnë rënd sistemin në vend”,, tha ai.

Selmanaj u shpreh se do të detyrohen t’i dërgojnë sërish në Gjykatën Kushtetuese, në mënyrë që, siç tha ai, të mbrojnë rendin juridik dhe kushtetues.

“Për neve si LDK është shumë shqetësuese sepse zyra e BE-së dhe Këshilli i Evropës na ka thënë qartazi që nëse vërejtjet e tyre nuk adresohen në projektligj, atëherë raporti i progresit për Kosoëv, raporti ndërkombëtar për Kosovën t’i evidentojë këto”, u shpreh tutje ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img