-0.4 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Buy now

spot_img

Selmanaj ka disa fjalë për Kurtin e Osmanin: Do përfundoni si udhëheqësit më mediokër të historisë më të re të Kosovës

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj ka hedhur kritika e fjalë të rënda në drejtim të kryeminsitrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

Selmanaj beson se ky binom do të përfundoj si udhëheqësia më mediokre në histroinë e re të Kosovës.

Postimi i plotë:

A ka më keq?!Kryeminstri fajëson popullin thotë që do gjashtëfishoj numrin e inspektorëve dhe do të zgjasë orarin e punës së policëve për të t’ju shqiptuar gjoba dhe disciplinuar qytetarët. 

Presidentja sot paska fajësuar shtetin zvicran për mos vaksinim të bashkëatdhetarëve tanë, e nga ana tjetër lajmet mortore nga Covid 19 nuk kanë të ndalur. Vetëm binomi Kurti – Osmani nuk kanë asnjë faj vetëm?!Po si nuk keni turp?!

I keni lënë qytetarët nën mëshirën e zotit pa vaksina, policët, mjekët, inspektorët pa shtesat e merituara dhe në fund fajësoni të tjerët.Jeni ngritur në politikë me mashtrim dhe viktimizim dhe të tillë do përfundoni, si udhëheqësit më të turpshëm dhe më mediokër të historisë më të re të Kosovës.Ju kemi thënë me kohë, por nuk na besonit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img