1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Selmanaj godet Osmanin: Personi që shante liderin e partisë, u bë kandidat për kryeministër

Deputeti i LDK’së Driton Selmanaj ka folur për humbjen e madhe që pësoi kjo parti në zgjedhjet e 14 shkurtit. Në Pressing ai ka radhitur arsyet që sipas tij, sollën këtë rezultat. Ai foli edhe për Vjosa Osmanin, e cila ishte dikur kandidate e LDK’së për kryeministre të vendit.

“Unë mendoj se rezultati zgjedhor më së paku lidhet me performancën e qeverisë Hoti. Kjo më shumë të drejtë mund t’i atribuohet akumulimit 20 vjeçar ose sjelljeve 20 vjeçare të partive politike në Kosovë dhe ku brenda këtij dy dekadëshi ka pasur edhe LDK dhe në situata jo të rralla është detyruar të marrë vendime që kanë qenë të mira në interes të shtetit por jo populiste”, thotë Selmanaj.

“Nga ana tjetër Lëvizja Vetëvendosje e ndërtoi një narracion që kjo qenka regjimi i vjetër dhe shpresa jemi ne. Ne të gjithëve na futi në një thes dhe ky narracion funksionoi për mrekulli”, shtoi ai.

“Rezultati i fundit i zgjedhjeve ishte më i keqi në histori dhe nuk është meritor. LDK nuk e meriton një rezultat të tillë. Duhet ta analizojmë ne”, thotë Selmanaj.

Thotë se rënia e LDK’së nisi më 2014 derisa ka folur për presidenten Vjosa osmani.

“Personat që fyenin, shanin liderin e partisë Çmoheshin. Madje, madje arrit deri në një stad sa e vendosëm edhe si kandidate për kryeministre”, tha Selmanaj.

‘Si rezultat i eksperimentit që bëmë vendosëm në krye të garës tonë politike një person që kishte fyer, madje që kishte thënë edhe publikisht kreut të partisë se ky ‘u shërben grupeve mafioze” dhe ne e bëjmë kandidate për kryeministre. Kur nuk i fitojmë zgjedhjet ajo kandidate zgjedh të bashkëpunojë me partinë rivale”, tha ai.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img