Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj ka thënë se aktualisht Kosova ndodhet në udhëkryq. Sipas tij, në njërën anë janë pozicionuar presidenti amerikan Joe Biden, kancelari Scholz, Macron dhe vendet e NATO-s e gjithë aleatët perëndimor, derisa në anën tjetër kryeministri Kurti.
Selmanaj në këtë postim i referohet Kurtit si person “shkurtpamës’ që historikisht ka qenë në anën e gabuar të historisë e që sipas tij “fatkeqësisht është kryeministër”.
Selmanaj duke numëruar një varg procesesh për të cilat thotë e Kurti ka qenë kundër, ka pyetur se “në cilën anë jeni ju sot”.
Reagimi i plotë:
KOSOVA NË UDHËKRYQ!
Në njërën anë janë pozicionuar:
Presidenti dhe Administrata e SHBA-ve;
Kancelari i Gjermanisë;
Presidenti i Francës;
Të gjitha vendet e NATO-s dhe gjithë aleatët tanë perëndimor.
Kurse në anën tjetër është pozicionuar një person shkurtpamës që historikisht ka qenë në anën e gabuar të historisë së lavdishme të popullit shqiptarë të Kosovës, e ai fatkeqësisht sot është kryeministër i Kosovës.
Për kujtesën tuaj Albin Kurti ishte:
Kundër Marrëveshjes së Rambujesë,
Kundër Rezolutës 1244;
Kundër Protektoratit Ndërkombëtarë;
Kundër misionit të UNMIK-ut;
Kundër Negociatave të Vjenës;
Kundër Pakos Ahtisari;
Kundër Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës;
Kundër Kushtetutës së Kosovës;
Kundër Eulex-it;
Kundër Negociatave në Bruksel;
Kundër çdo marrëveshje mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë;
Kundër Asociacionit;
Kundër Demarkacionit me Malin e Zi (për pasojë 8 vite i lan qytetarët e Kosovës pa liberalizim të vizave);
Kundër MSA-as (Marrëveshja e parë dhe e vetme kontraktuale me Republikës sonë dhe BE-së);
Kundër sugjerimeve të aleatëve tanë për heqjen e taksës;
Kundër Marrëveshjes së Washingtonit;
Kundër sugjerimeve të miqëve të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës dhe për pasojë sot jemi në ditën e 85 me sanksione nga BE!
Pyetje e sinqertë për qytetarët e Kosovës, sidomos për ata që i dhanë 50% të votave këtij personi.
A e keni votuar për t’i forcuar aleancat dhe marrëdhëniet diplomatike me botën demokratike apo pët ta izoluar dhe sanksionuar Kosovën?
Unë kam bindjen që Kosova dhe qytetarët e saj janë në anën e perëndimit dhe NATO-s, aleancë tjetër nuk kemi.
Në cilën anë jeni ju, sot?!