2.7 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

Selmanaj e pyet Liburn Aliun: Tash a del Serbia në Adriatik apo deti Adriatik ka ndërru vend

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, e ka kritikuar ministrin e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Liburn Aliun, për shkuarjen e tij në Beograd, ku mori pjesë në Samitin e Hekurudhave të Ballkanit Perëndimor

Selmanaj ka shkruar në Facebook se kur ishte arritur Marrëveshja e Ëashingtonit në shtatorin e vitit të kaluar, Lëvizja Vetëvendosje kishte deklaruar se hekurudha Durrës-Prishtinë dhe lidhja e saj në rrjetin hekurudhor në regjion dhe Europë Qendrore, ia mundëson Serbisë qasjen në Detin Adriatik. 

Pas pjesëmarrjes në Samitin e Hekurudhave të Ballkanit Perëndimor, Selmanaj e ka pyetur ministrin Aliu nëse Serbia tash del në Adriatik, apo Adriatiku ka ndërruar vend. 

“Kur u arrit Marrëveshja e Washingtonit, këta të majtit pseudo patriot, shanin e akuzonin se hekurudha Durrës -Prishtinë dhe pastaj lidhja me rrjetin hekurudhor në regjion dhe Evropë Qendrore, i mundëson Serbisë qasjen në Detin Adriatik. Tash pasi erdhën në pushtet pa fije turpi shkojnë në Beograd dhe kur kthehen deklarojnë se linja hekurudhore Prishtinë – Beograd ka efekt vetëm nëse lidhet me Durrësin. Tash a del Serbia në Adriatik apo deti Adriatik ka ndrru vend?!..Hipokrizia e mashtruesve”, ka shkruar Selmanaj.

Ndryshe, në kryeqytetin e Serbisë, Aliu nënshkroi bashkë me ministrat e pesë vendeve tjera të Ballkanit Perëndimor marrëveshje që kanë të bëjnë me lidhjen e rajonit përmes hekurudhave, njofton kosovoonline.

Në këtë ngjarje kanë folur komisioneri për zgjerim i BE-së, Oliver Varhelyi dhe kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq.

“Ky vit është shpallur Viti Evropian i Hekurudhave dhe sikur ta dinim këtë, këtë vit ne po përfundojmë projektin më revolucionar të hekurudhave në historinë serbe. Për ne, ky vit nuk do të jetë vetëm viti i hekurudhave, por çdo vit tjetër, tha ministri serb, Tomislav Momiroviq.

“Samiti i Hekurudhave të Ballkanit Perëndimor 2021”, i cili mblodhi së bashku zyrtarë të Serbisë dhe rajonalë, si dhe ekspertë në fushën e trafikut hekurudhor, u hap sot në Beograd.

Nga Qeveria e Kosovës nuk kanë treguar paraprakisht për vizitën e ministrit kosovar në Beograd.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img