3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Selmanaj dhe Bogujevci përplasen për të pagjeturit

Çështja e të pagjeturve ka “përplasur” në Kuvendin e Kosovës deputeten e VV-së, Saranda Bogujevci dhe zëvendëskryeministrin Driton Selmanaj.

Deputetja opozitare kritikoi Selmanjn për mos raportim në komisionin parlamentar për të drejtat e njeriut.

“Je kemi ftuar dy herë në Komision për të raportuar që është obligim i yti për çështjen e të pagjeturve. E ti ke thanë që kjo temë është konsumuar dhe ezauruar. E kemi me email zotëri. Tjetra zotëri Hoti nëse doni me marrë përgjegjësi për të pagjeturit vini dhe raportoni për çështje konkrete për shkak se keni nënshkruar zotime që janë në dëme të kësaj teme. Nuk keni bërë asgjë vetëm e keni barazua temën e të pagjeturve me tema tjera”, tha ajo.

E Selmanaj në reagimin e tij i cilësoi si të pavërteta deklaratat e deputetes Bogujevci.

“Nuk është e vërtet dhe që unë kam thënë që çështja e të pagjeturve është ezauruar. Unë kam thënë se instrumenti i raportimit se gjashtë orë ka raportuar kryeministri këtu për marrëveshjen e Washingotnit dhe raportimi si instrument është ezauru. Asnjëherë në jetën time nuk them ashtu sepse unë do të angazhohem që deri të fundit me gjetë. Abuzimi që ju i bëni, nuk di se çfarë të them”, tha ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img