2.2 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

Selmanaj: Demaçi e Kurti në zyrë midis Prishtine dhe s’u ndodhi gjë, Bajram Kelmendi dhe Fehmi Agani u vranë

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, ka ngritur disa hipoteza në një intervistë të tij lidhur me historinë e luftës së UÇK-së dhe zyrës së saj politike në Prishtinë. Ai është shprehur i çuditur se si një zyre e tillë është lejuar në Prishtinë.

“Por një gjë nuk mund ta kuptojë. Por nganjëherë më jepet rasti të mendojë. UÇK për ne ka qenë organizatë çlirimtare. Ndërsa për Serbinë terroriste. Si e la të hapet një zyre në Prishtinë? Si e la të hapet një zyre në Prishtinë? Si e la të hapet zyra politike e një organizate të quajtur terroriste në Prishtinë. Pse ka ndodhur kjo. Si ndodhi që profesori i ndjerë Fehmi Agani, i një lëvizje politike paqësore, e këta na akuzonin se ishim lëvizje tejet pacifiste. Si ndodhi që avokati Bajrami Kelmendi të vritet me dy djemtë e tij para shtëpisë. Këta nuk ishin të veshur me uniforma të UÇK-së. As nuk kanë përfaqësues zyrën politike të UCK-s. Është shumë problematike kjo punë por besoj që koha do më vonë do t’i sqarojë, pasi kam përshtypjen ta shërojë këtë punë. Është e pakuptueshme. Si eshte e mundur qe Adem Demaqi dhe Albin Kurti midis Prishtine me hap zyre politike te UÇK dhe te mos u ndodh asgje, e ne anen tjeter ne te njejten kohe vritet Bajram Kelmendi dhe Fehmi Agani! Vetë ideja për hapjen e një zyre terroriste për ata, sepse për neve për neve UÇK është organizata më e lavdishme clirimtare”, tha ai në Kanal 10.

Ai shton se kjo çështje dhe mënyra se si rrodhën ngjarjet donë mendime të thukura, teksa ka vazhduar tutje duke i quajtur Ibrahim Rugovën e Fehmi Aganin si njerëz jo aq pacifistë.

“Unë po them t’i mendojmë si dy situata paralele. Pse një njeri pacifist ekzekutohet. S’po them të ekzekutohet pjesa tjetër, por të lejohet të hapet një zyre politike në Prishtinë. Dhe të operojë derisa ishte arrestuar zotëri Kurti. Janë paralele shumë interesante. E që unë mendoj se Ibrahim Rugova dhe Fehmi Agani nuk kanë qenë as pacifist. Kanë qenë patriotët më të mëdhenj. Këta dytë e them”, shtoi Selmanaj.

Ndërkohë kur u gazetari tha se Rugova shkoi në Itali gjatë luftës dhe nuk qëndroi me popullin si tani lideri ukrainas Zelensky, ai tha se janë situata krejt të ndryshme.

“Ka qenë situatë krejt tjetër.  Ata kanë pasur edhe atom. Armë bërthamore. Kemi qenë shoqëri e paorganizuar. E shthurur. Historia ka qenë e tillë. E dhimbshme për shqiptarët. Narracioni i gabuar i ndërtuar pas luftës e solli gjykatën speciale dje i solli para drejtësisë për një narracion të gabueshëm. Që Kosova ka pasur një ushtri të organizuar me hierarki të lartë e gjyq ushatarak. E tani për një krim që ka mundur të ndodhë në Suharekë a tjetërku edhe njerëzit kryesorë mund të gjykohen me absurditet sikur “ndërmarrje e përbashkët kriminale”, përfundoi ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img