Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj ka kritikuar kryeministrin e vendit, Albin Kurtit.
Sipas deputetit, Kurti për të mbijetuar në politikë gjithnjë i duhet një “armik” kujdestarë.
Në reagimin e bërë në Facebook, Selmanaj thotë se Kurti i bën armik, mjekët, prokurorët, gjyqtarët etj.
“Për t’i fshehur skandalet qeveritare, “armiq”i bënë mediet; Për ta fshehur dështimin në arsim, “armik” e bën SBASHK-un; Për ta fshehur dështimin në shëndetësi, “armik” i bënë mjekët; Për ta fshehur dështimin në drejtësi, “armik” i bënë prokurorët e gjyqtarët; Për ta fshehur dështimin në ekonomi, “armik” i bënë bizneset (“Oligarkët” siq di t’i thotë ai); Për ta fshehur dështimin në infrastrukturë, “armik” i bënë qeveritë e kaluara; Për ta fshehur dështimin dhe paditurin për draftimin e ligjeve kualitative, “armike” e bënë Gjykatën Kushtetuese; Për ta fshehur dështimin në dialog e diplomaci, “armike” i bënë ndërmjetësitë dhe gjithë bashkësinë ndërkombëtare”, thotë ai.
Tutje, ai ka shtuar “Ky njeri nuk mundet me qeverisë pa shpikur “armiq” kujdestarë”.
Më tej, ai ka shtuar se një ditë Kurti do të armiqësohet edhe me veten.
“Dhe një ditë kur qytetarët e Kosovës masivisht do të kërkojnë llogari prej tij, ky ka me u armiqësu edhe me vet qytetarët dhe votuesit e tij. E ajo ditë jam i bindur që po afrohet me shpejtësi. Mosdija dhe dështimi nuk munden të fshehen me “armiq” të shpikur”, ka deklaruar ai.
Deputeti thekson se “Kosova ka nevojë për zhvillim e prosperitet në çdo fushë, e jo broçkulla, e sjellje paranojake me “armiq” kujdestarë e të shpikur”.