Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, e ka quajtur “mashtrues perfid” kryeministrin Kurti.
Selmanaj ka reaguar për numrin e madh të këshilltarëve të Kurit, derisa sa ishte në opozitë vetë kryeministri aktual thoshte se i mjaftojnë “pesë këshilltarë”.
“Sipas ligjit, pagat e anëtarëve të kabinetit të Kurtit sillen nga 987 deri në 1155 euro, pa llogaritur këtu edhe përfitimet e tjera që gëzojnë, si mëditjet, shpenzimet e biletave,reprezentacionit, etj. Vetëm për një muaj buxhetit të shtetit i kushtojnë hiq më pak se 100.000 (njëqind mijë) euro”, ka shkruar ndër të tjera Selmanaj.