Site icon PrishtinaPress

Selimi: Vizita e Kurtit në Maqedoninë e Veriut, investim politik

Analisti politik, Sefer Selimi, po e konsideron vizitën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në Maqedoninë e Veriut, si investim politik të tij.

Në një lidhje direkte në emisionin Info Magazine në Klan Kosova, ai ka theksuar se kjo vizitë e Kurtit nuk mund t’i ikë interpretimit politik.

“Po në fillim kjo u paraqit si një vizitë e cila më tepër kishte karakter protokollar për përurimin e rrugës ‘Adem Demaçi’ në Çair dhe për përurimin e një rruge që lidh malësinë e Tetovës dhe në të njëjtën kohë është pjesë e segmentit të cilin Qeveria e Kosovës e ka shpallur si prioritare dhe kjo është lidhje mes Tetovës dhe Prizrenit”, ka thënë Selimi.

“Megjithatë s’ka se si t’i ikë edhe interpretimit politik, le të themi gjithë peshës të cilën Kurti e investon në atë që njihet si blloku opozitar shqiptar nga tri parti politike shqiptare”, ka shtuar ai.

Tutje, Selimi ka thënë se kjo vizitë nuk është parë vetëm nga këndi i asaj që do të ishte një vizitë protokollare për përurimin e këtyre dy rrugëve, por sipas tij, edhe si një investim politik i Kurtit në partitë politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut.

Ai konsideron se Kurti me vizitën e tij po përçon mesazh se cilën parti e mbështet në Maqedoninë e Veriut.

 

Exit mobile version