-0.3 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Selimi vazhdon t’i mbajë jashtëligjshëm dy funksione

Zëvendësministri Petrit Selimi është duke e ushtruar funksionin e koordinatorit nacional të Korporatës Sfidat e Mijëvjeçarit (MCC) për Kosovën në kundërshtim me dy vendime që Qeveria i ka marrë javën e shkuar.
Sipas tyre, i tillë funksion nuk mund të ushtrohet nga zyrtarë që kanë funksione politike, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështetur në llogarinë “@MCCKosovo” në rrjetin social “Twiter”, në kapacitetin prej koordinatori nacional, Selimi bashkë me ekonomistin kryesor në Zyrën Sfidat e Mijëvjeçarit, Alban Zogaj, të martën ka zhvilluar një takim në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë.
Njoftimit i është bashkëngjitur edhe një fotografi. Detaje të tjera nuk janë dhënë.
Ka ndodhur kjo, pavarësisht se të premten e javës së shkuar Qeveria ka ndryshuar dy dokumente që ndërlidhen me pozitën e koordinatorit nacional.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img