1 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Selimi: SHBA mbetet partneri kryesor në fushën e sundimit të ligjit, Këshilli Prokurorial duhet të reflektojë

Ambasadës së SHBA-së, për tërheqje nga monitorimi i procesit të përzgjedhjes së kryeprokurorëve dhe anëtarëve të Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Selimi ka thënë se SHBA mbetet partneri kryesor në fushën e sundimit të ligjit.

“Me shqetësim e kam pritur vendimin e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për tërheqje nga përzgjedhja e anëtarëve të rijnë të Këshillit Prokurorial të Kosovës”, është shprehur ministri në një postim në Facebook.

Më tej, ai ka thënë se “Këshilli Prokurorial, është organ i pavarur dhe si i tillë duhet të reflektojë seriozisht në kritikat e partnerit tonë më strategjik”.

“Transparenca dhe shmangia e ndikimeve politike është e domosdoshme. Politika duart larg drejtësisë. Falënderoj Ambasadën e ShBA-së, për përkrahjen në ndryshimin e ligjit që del nga Rishikimi Funksional e i cili do të përmirësojë punën e Këshillit Prokurorial në sistemin e drejtësisë”, ka thënë ai.

Ndryshe, Ambasada e SHBA-së në Kosovë ka njoftuar se është tërhequr nga monitorimi në zgjedhjet e anëtarëve në Këshillin Prokurorial të Kosovës, si dhe kryeprokurorët.

Në një njoftim në faqen zyrtare në Facebook, ambasada thotë se tërheqja nga monitorimi është bërë për shkak se këto procese janë “prishur rrënjësisht”.

“Meqenëse përfshirja e mëtejshme e Ambasadës mund të interpretohet keq si miratim i këtij sistemi të prishur, ne nuk do të marrim pjesë. Prokurorët duhet të zgjidhen në bazë të kualifikimeve të tyre, jo përkatësisë politike ose lidhjeve”, thuhet në reagimin e ambasadës së SHBA-së.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img