Në mungesë të një loje dhe kontributi kredibil të Kosovës është Aleksandar Vuçiq ai i cili po tërheq Shtetet e Bashkuara të Amerikës kah vetja, ka shkruar ish-kryediplomati kosovar, Petrit Selimi.
Në zhdukje të shpejtë e ka quajtur “këmbën” e Kosovës në Uashington, Petrit Selimi, derisa ka vlerësuar se Serbia me sukses po luan lojën e dyfishtë të saj, e që, sipas tij, po afron ShBA-në.
“Nuk dua të jem panikash por Serbia tani po përqendrohet në lobime drejtuar fitimit të pajisjeve ushtarake amerikane. Misioni tregtar amerikan i kohëve të fundit ishte i përqendruar te Serbia – jo në Kosovë – dhe konfidencialisht u diskutua për armë me akterë të rëndësishëm në ndërtesa ushtarake amerikane”, ka thënë Petrit Selimi.
“Kjo tregon se Serbia po vazhdon të luajë suksesshë në lojën e dyfishtë, duke emëruar qeveri të re më pak miqësore ndaj ShBA’së/BE’së, përfshirë një shef të inteligjencës që është aset rus, por duke i balancuar premtimet ndaj Departamentit amerikan të Shtetit në pranimin e planit franko-gjerman (nuk është franko-gjerman por amerikan)”, vazhdoi ai.
Të gjithë këtë, Selimi e vlerësoi si lojë të Vuçiç’it në dritën e mungesës së një loje kredibile dhe kontribuese të Kosovës karshi ShBA-së.
“Kosovën ka pasur këmbët brenda në Uashington DC. Kjo këmbë brenda po zhduket shpejtë. Mesazhi është shkruar i në mur”, ka përfunduar ai./Prishtinapress/