Ish-Ministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi, ka kërkuar që Komuna e Prishtinës të bëj një ndryshim në Ligjin për Përkujdesjen ndaj Kafshëve, për të mundësuar eutanazinë e qenve endacakë.
Ai ka thënë se kjo praktikë ndiqet pothuajse në të gjitha vendet e Bashkimit Evropian. Këtë kërkesë, Selimi e ka bërë pas një rasti që ka ndodhur sot në qendër të Prishtinës, ku sipas tij një grua është sulmuar nga një qen endacak.
“Sapo pashë një grua duke u sulmuar nga një qen endacak në qendër të Prishtinës. Nuk e kuptoj pse qeveria e qytetit nuk ka iniciuar një ndryshim në ligjin për mirëqenien e kafshëve, duke mundësuar eutanazinë e qenve endacakë. Pothuajse të gjitha vendet e BE-së i vënë në gjumë endacakët e pa adoptuar”, ka shkruar Selimi.
Sipas Ligjit për Përkujdesjen ndaj Kafshëve, ” “Eutanazi” nënkupton vrasjen pa dhembje në rastet e domosdoshme për ruajtjen e shëndetit