3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Selimi: Jam ministër i AAK-së, më lejohet që në emërimet politike të kem diskrecion

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi ka reaguar pas lajmit se partia e tij ka punësuar një anëtarë të saj në këtë dikaster.

Në një status në Facebook, shkroi se si ministër nga AAK, i lejohet që në emërimet politike të ketë diskrecion.

“Unë jam ministër i emëruar nga AAK-ja dhe me ligjin në fuqi, më lejohet që në emërimet politike të kem diskrecion. Përderisa kam këtë mundësi ligjore, si ministër do të emërojë kuadro të AAK-së, të cilët janë kuadro të rijnë e të kualifikuar. Ndërsa në Shërbimin Civil punësimet do të bëhen vetëm në bazë të Ligjit për Shërbyesit Civil”, tha Selimi.

“AAK-ja është organizatë politike, vizionin e së cilës e përcjellin shumë profesionist të fushave të ndryshme. Do të gëzojë respektin për ta dhe do të tregojë vigjilencën për t’u dhënë mundësi që kapacitet e tyre profesionale t’i tregojnë, andaj sa herë që më lejon ligji do të bëjë emërime politike nga Aleanca”, theksoi ai.

Ndryshe në këtë ministri e cila udhëhiqet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka punësuar anëtarin e saj, Astrit Gjocajn për të dhënë ndihmë tek Dhomat e Specializuara, në kuadër të kësaj ministrie.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img