Site icon PrishtinaPress

Selimi: Edhe vizat kushtëzohen me pranimin e planit franko-gjerman

Ish-kryediplomati i Kosovës, Petrit Selimi, thotë se mospranimi i planit të BE-së, i njohur si franko-gjerman, nga ana e Kosovës do të thotë kushtëzim për proceset integruese, madje edhe liberalizimi i vizave mund të kushtëzohet me po këtë plan.

Selimi thotë pranimi i këtij plani do të thotë se Serbia i njeh pasaportat, simbolet e kufijtë e Kosovës, por edhe e themelon Asociacionin.

 

 

“E padrejtë apo jo, por anëtarësimi i Kosovës në NATO, Këshill të Europës, madje edhe liberalizimi i vizave kushtëzohen me pranimin e planit të përbashkët të Francës, Gjermanisë, BE-së dhe SHBA-së. Kjo marrëveshje do të thotë se Serbia do të njohë pasaportat, simbolet, kufijtë e Kosovës. Gjithashtu, kjo do të thotë se Kosova krijon një asociacion”, ka shkruar ai në Twitter.

Dje kryeministri Kurti shpalosi gjashtë kushtet e hartuara “për ata që kërkojnë Asociacion”. Në mesin e këtyre pikave ishte edhe zbatimi i këtij mekanizmi pas dy shtetet fqinje ta njohin njëra-tjetrën.

Exit mobile version