-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Selena Gomez: Kam standarde për djemtë, më thonë “je e çuditshme”

Nëse ka ndonjë mes nesh që ëndërron të ketë një lidhje me Selena Gomez, duhet ta dijë se ajo ka disa standarde specifike dhe ia del shumë mirë.

Selena ishte e ftuar në podcast “Hits 1 LA” ku foli për takimet dhe burrat. Një temë që ajo pëlqen dhe nuk e ka problem ta diskutojë, qoftë edhe në TikTok-in e saj. “Unë mendoj se kam standarde dhe mendoj se jetoj në një botë ku djemtë ngatërrojnë standardet me “je e çuditshme dhe po kërkon shumë“. Kjo është diçka që ajo e përmend në këngën e saj të re “Single Soon”.

Ajo konfirmon se pikërisht kështu ndihet për veten dhe shtjelloi më tej standardet që ka dhe dëshiron nga lidhja e saj e radhës. “Duhet të jesh i lezetshëm. Nuk e kam fjalën në kuptimin klasik që thonë të gjithë, por ji i sjellshëm. Më bëj të qesh dhe të trajtoj mirë familjen dhe miqtë e mi”. Pavarësisht kësaj, aktorja-këngëtarja 31-vjeçare nuk po nxiton të hyjë në një lidhje, por e di se do ta bëjë kur të vijë e duhura.

“Mendoj se të gjithë e kalojnë atë fazë ku dëshirojnë të kenë një partner, por oh mirë, po e shijoj jetën time dhe ku jam tani. Dua të jem e lumtur dhe të vijë një burrë që do të shtojë diçka në jetën time, në vend që të jem personi i pasigurt që kam qenë dikur’.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img