Këngëtari i njohur Seldi, ka prezantuar për publikun projektin e tij më të ri muzikor.
“Interesante” titullohet kënga e tij më e re, e cila është ritmike dhe RnB.
Muzika dhe klipi janë realizuar nga NMusic, gjersa për tekstin është kujdesur vet Seldi.
Foto: Seldi Qalliu/YouTube
Klipi vjen me ngjyra atraktive në disa skena mjaft verore, ku këngëtari shfaqet nën shoqërimin e femrave me bikini.
Seldi përndryshe është mjaft aktiv me këngë të reja, të cilat gjithmonë priten mirë nga publiku.