-2.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Selami Ramadani largohet nga “NISMA”

Mjeku Selami Ramadani ka braktisur “NISMA PËR KOSOVËN” me arsyetimin se ka shumë obligime dhe punë në punën e tij shkencore dhe profesionale. Ndryshe ortopedi Selami Ramadani ka gëzuar një autoritet të jashtëzakonshëm në Gjilan dhe njihet si njeri i parimeve dhe etikës profesionale.

“Unë me ndërgjegje të pastër po largohem nga ky subjekt politik me konstatimin se thjesht nuk është në të njëjtat ideale me mua dhe konceptin tim për të pasur një shoqëri të përparuar, për të pasur një Kosovë dhe një Gjilan me njerëz të rinj, njerëz të papërlyer në politikë” ka thënë pos tjerash Ramadani.
Njoftimi i plotë i Selami Ramadanit dërguar medieve
Të nderuar aktivist e simpatizantë të NISMA…të nderuar zyrtarë qendror e lokal të këtij subjekti politik.
Ju njoftoj se që nga sot unë tërhiqem nga NISMA. Arsyet e largimit tim janë të shumta, por kryesorja lidhet me reperkutimin e politikës në punën time shkencore dhe profesionale.
Unë si një profesionist i përkushtuar, si një familjar i devotshëm dhe si një njëri që jam munduar të jap kontributin tim modest në fushën e shëndetësisë, e kam parë se në fakt ajo çka thuhet aty kurrë nuk ndodhë në praktikë dhe se kam qen larg rrjedhave.
Gjithashtu si një mjek dhe një kuadër që gëzojë autoritet të madh në Gjilan, kam dashur që në NISMA të ofrojë më të mirën, të jap maksimumin.
Unë me ndërgjegje të pastër po largohem nga ky subjekt politik me konstatimin se thjesht nuk është në të njëjtat ideale me mua dhe konceptin tim për të pasur një shoqëri të përparuar, për të pasur një Kosovë dhe një Gjilan me njerëz të rinj, njerëz të papërlyer në politikë.
Pra nga ky moment nuk e ndiej vetën pjesë të NISMA PËR KOSOVËN. Faleminderit për mirëkuptim përfundon njoftimi./rajonipress

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img