Site icon PrishtinaPress

“Selami” i Ramush Haradinajt për Avdullah Hotin: Shpresoj ta korrigjoj veten, sa nuk iu ka bërë vonë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj i ftuar në “Intervistën e Javës” në “Gazeta Blic” ka hedhur kritika në dretim të Kryeministrit Hoti për mënyrën se si po e udhëheq dialogun me Serbinë.

Haradinaj i ka dhënë Hotit edhe një ‘ultimatum’ që ta korrigjon veten sa më shpejt pasi nuk do ta ketë përkrahjen e Aleancës me punu fshehtas.

“Ai po shkon rrugës që ka shku dikur zoti Thaçi, nuk duhet me ba kështu. Dialogu është një situatë ndryshe, ka implikime në çështje të rëndësishme jetike të vendit, ndoshta pa të keqe por duhet ta korrigjon veten sa nuk ju ka ba vonë edhe këtij. Nuk e ka besimin tim në qasjen që ka marr, agjenda e ngadalshme e pa qartë gati teknike e dialogut nën BE-në, ne po na kthejnë në një dialog të pa kufij që vetëm sa me hap kapitujt Serbia drejt BE-së, pa rol të qartë të Amerikës. Kryeministri se ka mbështetjen me vazdu në këtë mënyrë njëkohësisht nuk e ka përkrahjen me punu fshehtas nuk e ka mbështetjen e Aleancës “ tha Haradinaj.

Exit mobile version