Site icon PrishtinaPress

Selami i Erdoganit për BE-në: Unë dëgjoj popullin turk, e jo “Hansin” apo “Xhorxhin”

Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, sot në Stamboll porositi se 90 vjet pas themelimit të Republikës së Turqisë, vendi i tij përsëri udhëheqë luftë për pavarësi.

“Turqia në tre vitet e fundit është duke kaluar nëpër një rreth të zjarrit. Ne duhet t’ia japim emrin e vërtetë kësaj lufte. Ne jemi duke bërë një luftë të re për pavarësinë, 90 vjet pas themelimit të Republikës. Situata në të cilën ndodhemi aktualisht është në kuptimin e saktë të fjalës, një lufte të re për pavarësi. Përveç kësaj, kjo luftë nuk është vetëm në një front, ajo zhvillohet në nivelin ushtarak, politik, diplomatik, ekonomik dhe social”, ka thënë Erdogan.
Në lidhje me miratimin e projekt-vendimit nga Parlamenti Evropian (PE) në lidhje me Turqinë, Erdogan dënoi mesazhin për Turqinë “për të mos luftuar kundër terrorizmit”, duke thënë se vendi i tij pothuajse çdo ditë është dëshmitar i sulmeve terroriste.
“Unë do ta dëgjoj popullin turk, e jo ‘Hansin’ apo ‘Xhorxhin”, ka thënë Erdogan, duke aluduar emrat me të shpeshtë evropian, transmeton lajmi.net.
“Të mos luftojmë terrorizmin, do të thotë t’i dorëzohemi atij”, tha presidenti ai.

Exit mobile version