Site icon PrishtinaPress

“Selam popull i dashtun”, Shefqet Krasniqi se ndërron berberin, qethet përsëri te “Riza”

Ish-imami kosovar, Shefqet Krasniqi duket se tashmë është bërë një klient i rregullt i frizerit të flokëve “Riza”.

Lokali “Riza Hair Salon” ka bërë të ditur përmes një postimi në Instagram se kanë mirëpritur për prerjen e flokëve, ish-imamin e Xhamisë së Madhe në Prishtinë, Shefqet Krasniqin.

“Selam popull i dashtun”, ka shkruar faqja e frizerit rrjetin social.

Kujtojmë që Krasniqi ishte bërë edhe më herët viral në rrjetet sociale për po të njëjtën arsye, ku ai dhe këngëtari Fero kishin qenë prezent në lokalin e Rizas për prerjen e flokëve.

 

Exit mobile version