Site icon PrishtinaPress

Sekuestrohet vetura që i përkiste drejtorit të kombëtares

Muharrem Sahiti, drejtori i Kombëtares së Kosovës, është zyrtari që ka mbajtur veturën të cilën të martën e ka sekuestruar Policia e Kosovës.

Policia e Kosovës ka intervistuar katër zyrtarë të FFK-së dje, pasi dyshohet se kanë keqpërdorur autorizimet me qëllim “që t’i sjellin personit të huaj dobi pasurore të kundërligjshme duke lejuar pagesën e faturës për blerjen e një veture”.

E njëjta veturë është sekuestruar nga Policia e Kosovës.

“Andaj si rezultat i hetimeve të realizuara nga Njësiti Rajonal për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit-Prishtinë, dyshohet se vetura e lartcekur në mënyrë të kundërligjshme është përvetësuar dhe regjistruar në emër të personit privat në FKK, andaj e njëjta është sekuestruar”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosoves.

Nën të njëjtat dyshimet për kryerjen e këtyre veprave penale është duke u mbajtur në arrest shtëpiak i pari i FFK-së, Agim Ademi.

Ai ishte arrestuar javë më parë pas intervistimit në stacionin policor.

Në prill të vitit të kaluar, Prokuroria e Shtetit, Policia e krimeve ekonomike dhe Inteligjenca doganore kishin nisur një hetim për donacionet e marra nga Federata e Futbollit e Kosovës në Ministrinë e Sportit./PrishtinaPress/

Exit mobile version