Site icon PrishtinaPress

Sekuestrohet një armë zjarri dhe një thikë në Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftuar se kanë sekuestruar një armë zjarri dhe një thikë në Prishtinë.
“Sot rreth orës 13:00, nga zyrtarët e Njësitit për Reagim të Shpejtë të Rajonit të Prishtinë, është shoqëruar në stacion një person dhe janë sekuestruar një armë zjarri, pesë fishekë dhe një thikë”.
Sipas njoftimit, sekuestrimi është kryer në rrugën “B”, kur personi është ndaluar nga policia në një pikë kontrolli, për një kontrollë rutinore.
Personi i dyshuar është shoqëruar në stacion policor dhe ndaj tij është iniciuar rast për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës, dhe në konsultim me prokurorin e shtetit, është liruar në procedurë të rregullt, thuhet në raport./PrishtinaPress/
Exit mobile version