Sot rreth orës 16:30, Policia e Rajonit të Prishtinës, respektivisht zyrtarët e njësisë për reagim të shpejt, kanë arritur të gjejnë dhe të sekuestrojnë;
- Një revole të tipit VZOR70, të kalibrit 7.65mm, si dhe
- Shtatë copë fishekë.
Sekuestrimi rezultoi pas ndalimit dhe kontrollit të detajuar që i’u bë një të dyshuari në hapësirat e QKUK-së, në Prishtinë.
Ndaj të dyshuarit E.H., mashkull, 42 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, me rekomandimin e prokurorit të shtetit, policia inicioi një hetim në drejtim të veprës penale “Mbajtja në pronësi kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës”.
Me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit, i dyshuari u dërgua në qendrën e mbajtjes prej 48 orësh.