4.7 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Buy now

spot_img

Sekuestrohen qindra pula në Gjilan, dyshohet se u kontrabanduan nga Serbia

Dogana e Kosovës në Gjilan ka ndaluar një automjet, ku kishin vërejtur se në të ishin të ngarkuara 750 copë pula të gjalla, pa dokumente për prejardhjen e tyre.

Sipas njoftimit, dyshohet se ato janë kontrabanduar nga Serbia në Kosovë përmes rrugëve ilegale.

“Lidhur me rastin të gjitha veprimet janë ndërmarrë në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, ku me urdhër të prokurorit kompetent në Gjilan, malli dhe automjeti sekuestrohen dhe dërgohet në terminalin doganor-Dheu i Bardhë”, shkruhet në njoftimin e Doganës.

Postimi i plotë:

Prishtinë më 10 Tetor 2024 Njësia e TASK FORC-ës -Lindje ( e përberë nga Policia Kosovës dhe Dogana e Kosovës në zbatim të masave për parandalim dhe luftimin e paligjshmërisë dhe kontrabandës, kanë intensifikuar kontrollet taktike dhe operacionale në zonën kufitare SRB-RKS.

Më datê 10.10.2024 nga njësitet e lartcekura është ndaluar automjeti transportues VW furgon me targa vendore.

Gjatë kontrollit êshtë verejtur se kishte të ngarkuara 750 copë pula te gjalla,pa asnje dokument mbi prej ardhjen e tyre, të cilat dyshohet se i kishte kontrabanduar nga Serbia ne Kosovē pērmes rrugeve ilegale.

Lidhur me rastin të gjitha veprimet janë ndërmarrë në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, ku me urdhër të prokurorit kompetent në Gjilan, malli dhe automjeti sekuesteohen dhe dërgohet në terminalin doganor-Dheu i Bardhë.

Rasti mbetet te procedohet nga njësitet e doganës sē Kosovës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img