-4.6 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Sekuestrohen para dhe stoli ari, arrestohet një person i dyshuar

Policia e Kosovës ka arrestuar një person pas sekuestrimit të një sasie të konsiderueshme të stolive të arit dhe një shume të parave.

Nga institucioni më i lartë policor në vend, bënë të ditur se pas arrestimit, i dyshuari tentoi t’i korruptojë policët, duke u ofruar mito.

Kësisoj, “ofrimi i mitos” është një tjetër vepër me të cilën do të ngarkohet.

“Njësiti për Reagim të Shpejtë i Prishtinës dhe zyrtarët e Fushë Kosovës, kanë sekuestruar një sasi të konsiderueshme të stolive të arit dhe një shumë të parave. Përveç veprës për të cilën u arrestua, i dyshuari S.Sh, (mashkull), ai ngarkohet edhe për ofrim të mitos”, thuhet ndër tjerash në njoftimin e Policisë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img