Site icon PrishtinaPress

Sekuestrohen 126 telefona në lokalin i cili gjatë aksionit të martën ishte i mbyllur

Policia e Kosovës, ka njoftuar se ka sekuestruar 126 telefona në një lokal në Prishtinë, i cili një ditë më parë gjatë aksionit të Policisë së Kosovës me urdhër të Gjykatës Themelore ka qenë i mbyllur.

Të mërkurën Policia ka bërë të ditur se pasi është lajmëruar pronari, bashkë me Inspektorët e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, kanë hapur lokalin në prezencë të pronarit ku kanë sekuestruar telefonat.

“Si rezultat i kontrollimit/inspektimit nga autoritetet kompetente në lokalin/biznesin në fjalësot janë sekuestruar: 67 Telefona të mençur (SmartPhone), të cilët dyshohet se në vendin tonë kanë hyrë duke iu shmangur taksave dhe tarifave doganore e procedurave tjera të rregullta. 59 Telefona të mençur (SmartPhone), janë sekuestruar përkohësisht, pasi që për këta telefona pronari i biznesit ka ofruar dëshmi mbi prejardhjen, mirëpo nuk kanë qenë bindëse sipas Inspektorëve dhe për këtë arsyeje janë sekuestruar me qëllim të verifikimit në detaje”, thuhet në komunikatë.

Bëhet e ditur se mbi bazën e këtyre veprimeve është krijuar dyshimi se i dyshuari (pronari i biznesit të kontrolluar), dyshohet se ka kryer veprat penale:“Shmangia nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore ose tarifave akcizore” “Kontrabandimi i mallrave” dhe“Shmangia nga tatimi”

Pas ndërmarrjes se gjitha veprimeve të nevojshme, është kontaktuar Prokurorja e rastit, e cila është njoftuar me të gjitha detajet e rastit dhe nga e njëjta na është kërkuar që i dyshuari të lirohen, ndërsa rasti të mbetet në procedurë të rregullt”, thuhet në komunikatë.

Edhe në aksionin e zhvilluar të martën gjatë kontrollit në 30 lokale në Prishtinë janë sekuestruar qindra telefona mobil.

Exit mobile version