Policia holandeze ka sekuestruar sasinë më të madhe te parave të gatshme prej 12.8 milionë eurosh të ndara në disa valixhe.
Sipas mediave holandeze “pronarë” të kësaj sasie të madhe parash janë shtatë persona të cilët janë arrestuar, ndërsa në pranga kanë rënë dy shqiptarë, një burrë dhe dy gra nga Kolumbia një burrë nga Zelanda e Re si dhe një burrë tjetër nga Maroku.
Aksioni nisi më 12 shtator pas informacioneve të policisë holandeze për trafik kokaine nga Kolumbia.
Sipas shefit të policisë së Amsterdamit, kjo është sasia më e madhe e parave të gatshme të kapura ndonjëherë në Holandë.