Është rritur presioni mbi Qeverinë e Kosovës për çështjen e pagës minimale.
Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat s’është pajtuar as me raportimet për 250 euro pagë minimale e as për kërkesën e Bashkimit të Sindikatave për pagë minimale 350 euro. Jusuf Azemi, kryetar i SPSK-së ka thënë se s’do të pajtohen me asnjë pagë minimale nën 400 euro.
“Nuk guxoj të them se cili do të jetë propozimi i kryeministrit për pagën minimale. Njëherë pati thënë 350 euro e më pas 250. Ne nuk duam të flasim se për cilën shumë e ka fjalën. Ne bëjmë me dije që nëse duhet biseduar për pagën minimale duhet me përfaqësuesit e sektorit privat dhe jo të tjerët. Neve nuk na pajton çfarëdo page që është nën 400 euro edhe pse kjo pagë është shumë e vogël”, ka thënë ai në një konferencë për shtyp të mërkurën.