Site icon PrishtinaPress

Sektori privat gati për protestë, vjen paralajmërimi i fundit për Qeverinë

Qeveria e Kosovës ende nuk i është përgjigjur kërkesës së Federatës Sindikale të Punëtorëve Teknik të Sektorit Privat në Kosovë, për heqjen e kushtit për ndarjen e nga 50 eurove për punëtorët e këtij sektori.

Kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat, Jusuf Azemi, paralajmëroi për Front Online se janë në përgatitjet e tyre të fundit për protestë.

Azemi tha se nuk do të mbahet grevë në këtë sektorë, pasi sipas tij, Qeveria nuk po reflekton ndaj grevave.

“Ne nuk do të hyjmë në grevë, arsimi e bllokojë gjithë Kosovën dhe Qeveria nuk deshi të dëgjojë për këtë gjë. Ne kemi paralajmëruar protestë dhe jemi në përgatitjet e fundit ne kemi thënë që po përgatitemi edhe për grevë po realisht duke e parë situatën në sektorin publik nuk do të hyjmë në grevë por në protestë”, potencoi ai.

Kreu i Sindikatës së Sektorit Privat, Azemi ka thënë se punëtorët e këtij sektori kanë shumë pakënaqësi.

Ai tha se nga Qeveria ‘Kurti’ nuk kanë asnjë shpresë për ndryshimin e kushteve në sektorin privat.

“Kemi shumë pakënaqësi në sektorin privat dhe asnjë kënaqësi nuk e kemi, jemi shumë të dëmtuar, pagat që i kanë pasur disa punëtorë në shumë kompani më të lartë tani kanë rënë në nivel ma të ulët, nuk po kemi çka me kërkuar prej kësaj Qeverie se kemi kërkuar që një vit po s’kemi asnjë fije shprese që ndryshon diçka në sektorin privat”, u shpreh Azemi.

Sindikata e punonjësve të sektorit privat, po ashtu ka kërkuar rrite të pagave për këtë sektor, me vendim për rritje të pagës minimale nga Qeveria, pasi sipas tyre këta punonjës janë të rrezikuar për mbijetesë.

Kërkesa e tyre është rritja e pagës minimale në 250 euro me ligj./Prishtinapress/

Exit mobile version