Site icon PrishtinaPress

Sektori i qumështit dhe konsumatori përballë vajit të palmës

Shoqata e Qumështorëve të Kosovës dhe Shoqata e Fermerëve Kosovarë të Qumështit organizojnë konferencën, ku do të shpalosen fakte të reja në sektorin e qumështit, si dhe përdorimin e vajit të palmës në disa produkte të cilat pastaj prezantohen si produkte qumështi.

Një raport i Autoritetit Evropian të Sigurisë Ushqimore (EFSA) ka nxjerrur të dhëna për përmbajtje kanceroze të vajit të palmës, ndërsa te ne sipas këtyre dy shoqatave ky fenomen nuk ka kurrfarë kontrolli.

“Përveç dyshimit te bazuar te dëmtimit që po u bëhet prodhuesve dhe fermerëve, e  si pasojë edhe dëmi në shëndetin publik, ku fatkeqësisht kemi parë pasivitet nga organet përgjegjëse”, thuhet në njoftimin e Shoqatës se Qumështorëve të Kosovës dhe Shoqatës se Fermerëve Kosovarë të Qumështit.

Në këtë konferencë do të flasin edhe për tentativën e përvetësimit të shoqatës nga disa kompani të prekura nga aktiviteti ynë në këtë fushë.

Dy shoqatat mbesin të përkushtuara në mbrojtje të konsumatorit dhe të prodhimit vendor.

Exit mobile version