0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Seksioni i Shkencave Shoqërore i ASHAK del kundër Mehmet Krajës, paralajmërojnë veprime statutore kundër tij

Seksioni i Shkencave Shoqërore në kuadër të Akademisë së Shkencave të Republikës së Kosovës janë distancuar nga dokumenti “Synimet destabilizuese të Serbisë në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor”.

Përmes një komunikate për media kanë thënë se distancohen nga një dokument i tillë që është publikuar në faqen e ASHAK-ut derisa thonë se ai tekst është i kryetarit të ASHAK-ut, Mehmet Kraja dhe se s’ka qenë i autorizuar për publikim.

Nga Seksioni i Shkencave Shoqërore thonë se që nga fillimi e kanë kundërshtuar publikimin e një tekstit të tillë të cilin e quajnë “joshkencor” në emër të Akademisë. Siç thuhet në komunikatë, një veprim i tillë sjell përçarje të rënda edhe për vetë Akademinë. 

“Seksioni i Shkencave Shoqërore ka kohe qe ia ka tërhequr vërejtjen Kryetarit te ASHAK­ ut z. Mehmet Kraja për sjelljet imponuese e arbitrare, e qe po e lëndojnë rende dinjitetin e institucionit ne krye te te cilit është. Me qasjen e tij jo-akademike dhe veçanërisht me publikimin e këtij dokumenti joshkencor, te hartuar nga vet ai, si drejtues i një institucioni prestigjioz shkencor, artistik dhe kulturor, sjelle per9arje me pasoja te renda për vet Akademinë”, thuhet në komunikatën e dërguar nga email-i zyrtar i ASHAK-ut, ndërkohë kumtesa mban në fund firmën e Gjyljeta Mushkolajt si anëtare e Seksionit.

Nga Seksioni i Shkencave Shoqërore kanë kërkuar nga Mehmet Kraja relfketim institucional për “dëmin e shkaktuar ndaj Akademisë dhe publikut të gjerë”.

Ndërkohë kanë paralajmëruar edhe inicimin e veprimeve statutore nëse Kraja s’reflekton karshi përgjegjësisë institucionale.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img