Në këtë takim pos të tjerash pritet të diskutohet edhe për korrigjim të kufirit me Serbinë.
Kështu vlerësojnë monitoruesit e procesit të dialogut, të cilët thonë se kreu i shtetit kosovar ende nuk është tërhequr nga ideja e tij për korrigjim të kufijve.
Të pyetur nga gazeta “Zëri” lidhur me këtë çështje nga Presidenca nuk kanë pranuar të përgjigjen.
Megjithëkëtë, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi para pak ditësh ka mohuar se në këtë ngjarje, e cila do të organizohet për nder të përvjetorit të 100-të të armëpushimit për përfundimin e Luftës së Parë Botërore, do të diskutohet për çështjen e dialogut. Pavarësisht kësaj, përfaqësuesit e partive opozitare konsiderojnë se kreu i shtetit është duke e shkelur Kushtetutën me idetë e ngritura për kufijtë, ndërkaq zyrtarë të partive në pushtet vlerësojnë se harmonizimi i një rezolute për dialogun është më se i nevojshëm në rrethanat aktuale.