Site icon PrishtinaPress

Sekretarja për Çështje Evropiane e Francës i kërkon Daçiqit përkushtim për normalizim me Kosovën

Sekretarja e Shtetit për Çështje Evropiane, Laurence Boone, ka njoftuar për takimin që ka pasur sot me kreun e diplomacisë serbe, Ivica Dacic. Boone ka treguar se me ministrin e jashtëm serb kanë diskutuar edhe për procesin e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Ajo ka thënë se ka inkurajuar Serbinë që të ndjekin reformat e nevojshme dhe të përkushtohen për normalizim të raporteve me Kosovën.

Gjithashtu Boone i ka thënë Daçiqit se Franca mbështet Serbinë në rrugën drejt integrimit në BE.

“E sigurova Ivica Daçiqin, ministër i Jashtëm serb, për mbështetjen e Francës për integrimin e Serbisë në BE.I inkurajoj autoritetet serbe që të ndjekin reformat e nevojshme dhe përkushtimin për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën”, ka shkruar Boone.

Exit mobile version