0.5 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Buy now

spot_img

Sekretari i Universitetit të Prishtinës merr mëditje të majme

Përveç pagës bazë si sekretar i Universitetit të Prishtinës, Esat Kelmendi ka marrë edhe mijëra euro të tjera shtesa dhe mëditje për “punët e tij shtesë dhe jashtë orarit të punës” në universitet.

Insajderi ka siguruar dokumente që dëshmojnë se Esat Kelmendi është paguar me shifra të majme për mëditje dhe shtesa. Shumica prej mëditjeve për sekretarin janë ndarë nga Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike (FIM) gjatë vitit të kaluar, tregojnë dokumentet.

Kelmendi ka pranuar mëditje në vlerë deri në 1,000 euro.

Më muajt maj dhe qershor të vitit të kaluar, përmes dy aktvendimeve, Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike (FIM) ndau mbi 1 mijë e 500 euro shtesa për sekretarin Kelmendi. Mjetet, sipas aktvendimit, ishin ndarë duke u bazuar “në të gjitha veprimtaritë e institutit të Fakultetit të Inxhinerisë Mekanike dhe raportit të prodekanit të FIM-së”.

Ndërkaq, në deklarimin e pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsion (AKK) për vitin 2018, Esat Kelmendi ka deklaruar se përfiton 18 mijë euro të hyra nga paga vjetore, duke përfshirë edhe shtesat.

Rreth 4 mijë euro, të deklaruara nga Kelmendi në Agjencinë Kundër Korrupsion, besohet se ai i ka përfituar nga mëditjet dhe shtesat.

Insajderi ka raportuar gjatë këtij viti edhe për mëditjet e majme që përfiton rektori i Universitetit të Prishtinës (UP), Marjan Dema.

Ndaj Esat Kelmendi është ngritur një kallëzim penal vitin e kaluar, pasi dyshohet se ai është përfshirë në diplomimin e dyshimtë të një studenteje në Fakultetin e Edukimit. Insajderi ka raportuar për këtë rast në korrikun e këtij viti.

Profesoresha Valbona Berisha, e cila ka ngritur këtë kallëzim penal ndaj Kelmendit, rektorit Marjan Dema dhe dy zyrtarëve të tjerë, pretendon se ata kanë kryer veprën penale të “moslajmërimit të veprave penale apo kryerësve të tyre”. /Insajderi.com

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img