2.3 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Sekretari i ri i UP-së denoncohet për ngacmim seksual (DOKUMENT)

Sekretari i përgjithshëm i Universitetit të Prishtinës, Besfort Krasniqi, i cili dje është zgjedhur në këtë pozitë, është denoncuar për ngacmim seksual ndaj një punëtoreje të Fakultetit Filologjik.

Nacionale mëson se një grua e ka denoncuar Krasniqin në Policinë e Kosovës, në qershor të vitit të kaluar për ngacmim dhe sulm seksual.

Denoncuesja, ka deklaruar në Policinë e Kosovës, se i dyshuari Besfort Krasniqi, ka filluar që ta ngacmojë më fjalë që nga koha kur ky i fundit ka marrë pozitën e sekretarit të Fakultetit Filologjik. Në fillim ngacmimet kanë filluar më fjalë ndërsa në momente të caktuara, ka tentuar që ta prekë me duar në pjesë të ndryshme të trupit.

Mirëpo, Krasniqi nuk ka ndaluar me kaq pasi sipas paditëses, në raste të ndryshme i akuzuari ka mbyllur derën e zyrës së tij më çelës dhe pa dëshirën e saj e ka mbështetur për muri, ku ka tentuar që ta puthë më zor.

Krasniqi, sipas paditëses, ka dëshiruar që këta të dy të kryejnë marrëdhënie seksuale në zyrën e saj dhe pastaj të vazhdojnë në ndonjë hotel.

Si duket Krasniqit, këto refuzime nuk i kanë bëre përshtypje, pasi që ai më vonë ka filluar që t’i shkruaj viktimës edhe në aplikacionin Viber, ku në fillim bisedat kanë qenë kolegiale por më vonë kanë kaluar ne biseda eksplicite ku Krasniqi më raste të ndryshme i është drejtuar viktimës më fjalë si ‘’Ti hongsha c****’’, ‘’Qa te kisha q* fort’’ etj.

Sipas saj, këto sjellje të Krasniqit e kanë shqetësuar, dhe e njëjta më pas ka kërkuar ndihmë edhe nga dekanja e fakultetit Lindita Rugova dhe një pjesë e stafit akademik të Fakultetit Filologjik.

Nacionale ka tentuar që të kontaktojë më zonjën Rugova, mirëpo e njëjta ka qenë e pa qasshme.

Rugova është ftuar në cilësinë e dëshmitares nga Policia e Kosovës, por e njëjta ka ofruar si dëshmi se është e sëmure dhe nuk mund të jetë prezente.

Rugova, në deklaratën e denoncueses përmendet më shumë se një herë.

Sipas saj, dekanja e fakultetit kishte kërkuar nga denoncuesja që të lirojë punën në momentin kur kjo e fundit i ka treguar videot të cilat posedon, ku shihet Krasniqi duke e prekur pa dëshirën e sajë.

Sipas saj, kjo gjendje ka vazhduar për vite të tëra dhe se ajo është frikësuar ta lajmërojë rastin me kohë, pasi është frikësuar se do ta largojë atë prej pune, e sidomos ne këta tre-katër muajt e fundit kur Besfort Krasnqi ka konkurruar për pozitën e sekretarit të përgjithshëm të UP-së, pozitë të cilën e ka marr dje.

Ndërsa ne anën tjetër, Besfort Krasniqi, në deklaratën e tij të dhënë para hetuesve ka deklaruar se dekanja e fakultetit nuk i ka treguar për ankesën e denoncueses, sepse nuk ka se çfarë t’i tregojë pasi që nuk ka ndonjë ankesë ndaj tij.

Krasniqi, vazhdimisht e ka mohuar akuzën duke thënë se kanë qenë shaka kolegiale dhe biseda të cilat i bëjnë mes kolegëve.

Nacionale ka tentuar që të bisedojë me avokatin e të akuzuarit Avdulla Hotin, por i njëjti në momentin që e ka kuptuar se behët fjalë për Besfort Krasniqin, e ka ndalur telefonin.

Nacionale ka provuar edhe më z.Krasniqin, tash e tri ditë por i njëjti ka qenë i pa qasshëm.

Lënda është bartur në Prokurorin e Prishtinës, ku Nacionale ka tentuar që të kontaktojë më zëdhënësen e këtij dikasteri, mirëpo as nga Prokuroria nuk ka marr asnjë përgjigje.

Gazeta Nacionale, posedon kallëzimin penal të plotë të rastit, mirëpo për të ruajtur privatësinë e denoncueses, nuk do të publikohet i plotë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img