0.7 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Sekretari i Përgjithshëm i NATO, Jens Stoltenberg viziton Kosovën

– Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, do të vizitojë sot Kosovën, me ç ‘rast do të takohet me drejtuesit e institucioneve të vendit si dhe me përfaqësues të komunitetit ndërkombëtar.

Gjatë kësaj vizite ai do të takohet me Komandantin e KFOR, Giovanni Fungo, si dhe me përfaqësues të komunitetit ndërkombëtar në Kosovë.

Gjithashtu, në axhendën e takimeve të Stoltenberg janë edhe takimet me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, Kryeministrin Isa Mustafa dhe ministrin e Jashtëm, Enver Hoxhaj.

Jens Stoltenberg pritet të mbajë edhe një konferencë për shtyp me Kryeministrin kosovar, Mustafa.

NATO po ndihmon qeveritë e Ballkanit Perëndimor, organet e tyre të zbulimit dhe të mbrojtjes për t’i rezistuar ndikimit të huaj politik, sidomos atij rus, tha sot Sekretari i Përgjithëm i aleancës veri-atlantike, Jens Stoltenberg.

Ai dje ishte për një vizitë në Bosnje ku foli edhe për bashkëpunimin e alenacës me Malin e Zi, i cili këtë vit pritet të bëhet zyrtarisht anëtar i aleancës.

Sekretari i Përgjithshëm i Natos, Jens Stoltenberg tha në Sarajevë se aleanca ishte në dijeni të njoftimeve për një rritje të ndikimit rus në Ballkan dhe të ndërhyrjes së Rusisë në proceset politike në Mal të Zi:

“Ne po ndjekim nga afër këtë çështje, po punojmë me partnerët tanë, përfshirë Malin e Zi, për t’i ndihmuar ata që të forcojnë kapacitetet e tyre të kundërzbulimit dhe institucionet e tyre të mbrojtjes”./Prishtinapress.eu/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img