Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, është duke shqyrtuar iniciativën e SHBA-ve për strategjinë e tërheqjes së misionit të OKB-së në Kosovë.
Sipas agjencisë serbe të lajmeve Beta, kjo u është konfirmuar nga selia e organizatës botërore me seli në New York, transmeton Telegrafi.
Të pyetur nëse Sekreti i Përgjithshëm ka pranuar letrën e ambasadores amerikane në OKB, Nikki Haley dhe cilat janë procedurat e mëtejme dhe hapat e mundshëm që duhen ndërmarrë, zëdhënësi i zyrës së Guterres, ka thënë se tani për tani mund të konfirmojnë se “Sekretari i Përgjithshëm e ka parë letrën dhe është duke e shqyrtuar”.