1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Sekretari i NATO-s mesazh Kosovës dhe Serbisë: Mos e harroni të kaluarën por mos e shkatërroni të ardhmen

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg është duke qëndruar për vizitë në Shkup, ku u takua me kryeministrin e Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev.

Në një konferencë për shtyp, Stoltenberg foli edhe për problemi e Kosovës dhe Serbisë.

“Ne jemi këtu për të krijuar stabilitet, paqe dhe për të mbrojtur të gjithë komunitetet në Kosovë, si dhe serbët. Prandaj, ne po punojmë dhe po mbajmë kontakte të ngushta me të gjitha komunitetet në Kosovë për të qenë të sigurt që ne po bëjmë çdo ditë rezultate gjatë mandatit tonë, për të siguruar stabilitet dhe siguri për të gjithë njerëzit në Kosovë.”, tha fillimisht ai.

“Ky është mandati ynë. Ne e kuptojmë se ka nevojë për një vendim politik për këtë arsye mbështesim fuqishëm dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit. “, u shprehë sekretari i NATO-s.

Tutje, Stoltenberg sugjeroi Kosovën dhe Serbinë të ndjekin shembullin e Maqedonisë Veriore me Greqinë.

“Unë mendoj që ajo që bëri Zaev me Maqedoninë Veriore në diskutim me Greqinë rreth emrit të saj, duhet të jetë model për rajonin dhe Kosovën, sepse kjo tregon se është e mundur për të kapërcyer mosmarrëveshjet e kaluare dhe për të kapërcyer dallimet historike.”, tha ai.

Në fund ai sugjeroi te dy palët që të mos e shkatërrojnë të ardhmen.

“Të mos harrojmë të kaluarën, por të mos lejojmë që e kaluara të shkatërrojë të ardhmen.”, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img