7.7 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Sekretari i NATO-s bisedon me Thaçin e Mustafën, shpreh kundërshtimet për transformimin e FSK-së

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, para pak çastesh ka biseduar me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, dhe kryeministrin Isa Mustafa, ku shpreh kundërshtimet për të shndërruar FSK-në në Ushtri, pa ndryshimin e Kushtetutës, transmeton Telegrafi.

“Sot kam folur me Hashim Thaçin dhe Isa Mustafën për të përcjell shqetësimet serioze të aleatëve të NATO-s në lidhje me propozimet e fundit nga autoritetet e Kosovës për të transformuar Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK) në një Forcë të Armatosur, pa bërë ndryshimet e Kushtetutës. Ua kam bërë të qartë se hapat e tillë të njëanshëm janë të padobishëm dhe u bëj thirrje autoriteteve të Kosovës që të mbeten në kontakt të ngushtë me Beogradin”, thuhet në deklaratën e publikuar pak minuta më parë.

“Në vitet e fundit, NATO ka mbështetur zhvillimin e FSK-së si forcë profesionale, duke shtuar multi-etnicitetin. Struktura, mandati dhe misioni i FSK-së janë një çështje për institucionet lokale të Kosovës, në përputhje me të drejtën e tyre kushtetuese. Megjithatë, nëse duhet që mandati i FSK-së tani të zhvillohet në mënyrën e propozuar, NATO do të duhet të rishikojë nivelin e saj të angazhimit, sidomos në drejtim të ngritjes së kapaciteteve. Unë e bëra këtë të qartë gjatë vizitës sime në Kosovë në nëntor dhe e kam përsëritur atë në bisedat e mia telefonike sot. Do të mbes në kontakt të ngushtë me homologët e mi në Bashkimin Evropian”, ka thënë Jens Stoltenberg.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img