Site icon PrishtinaPress

Sekretari i AAK-së: As nuk e kemi imagjinuar, për të parën herë kritikohet Kosova e lavdërohet Serbia

Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Muharrem Nitaj ka thënë se Kosovaka thënë se Kosova është në krizën më të thellë energjetike në 20 vjetët e fundit, ndërsa, siç e quan ai, Qeveria qorre, nuk është duke reflektuar as për gazin amerikan e për asgjë tjetër.

Përmes një statusi në llogarinë e tij në Facebook, Nitaj ka thënë se inflacioni ka mbërritur në 19.2%, grevat në tokë e qeveria në istikame tu i kërcënu mësuesit.
“Lajmi i keq, inflacioni në Kosovë ka mbërritur në 19.2%, e pagat për faqe të zezë. Çmimet në tavan, grevat në tokë e qeveria në istikame tuj kërcënu mësuesit e vet”, ka shkruar Nitaj.

Postimi i plotë:

KJO QEVERI QORRE
Lajmi i keq, inflacioni në Kosovë ka mbërritur në 19.2%, e pagat për faqe të zezë.
Çmimet në tavan, grevat në tokë e qeveria në istikame tuj kërcënu mësuesit e vet.
Kosova në krizën më të thellë energjetike në këto 20 vjetët e fundit, reduktimet 6-2 në pikun e verës, e Qeveria nuk reflekton as për gazin amerikan as për termocentralin Kosova e re e nuk e investon asnjë cent për energjinë.
Po duket se dojnë me e ba llugë edhe me dialogun.
Ka ndodhur ajo që nuk është imagjinuar. Për të parën herë kritikohet Kosova e lavdërohet Serbia.
Janë bllokuar investimet kapitale, e parja është bllokuar në arkën e shtetit.
E këta hala merren me të shkuarën. I fajsojnë qeveritë e kaluara për gjithçka të zezë në këtë vend.
Por nuk e dinë se po “e harrove të shkuarën, po, e ke verbuar një sy, veç po u more me të shkuarën, i ke verbuar të dy”!

Exit mobile version