2.8 C
Pristina
Wednesday, November 13, 2024

Buy now

spot_img

Sejdiu tregon arsyet e shpërthimit të COVID-19 në Kosovë

Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka fajësuar të gjitha qeveritë për keqmenaxhim me pandeminë.

Ai ka thënë se pavarësisht se si profesionistë shëndetësorë janë në pozitë më të mirë sa i përket menaxhimit të pandemisë, klasa politike nuk ka arritur asnjëherë të menaxhojë mirë këtë situatë.

“Si profesionistë shëndetësorë tani jemi në pozitë më të mirë për menaxhimin e pandemisë. Nga ana menaxheriale nga ana e politikës është i njëjti kaos që nga fillimi i pandemisë, të njëjtat gabime janë duke ndodhur, në përsëritje e sipër, përkundër që organizatat e ndryshme profesionale kanë tërhequr vërejtjen sidomos në kohën kur ka qenë një ‘armë pushim’ mes virusit dhe neve dhe ku është kërkuar të bëhen analiza nga niveli politik dhe IKShPK nuk kanë ndodhur dhe janë përsëritur gabimet”, tha ai në Debat Plus të RTV Dukagjini.

Sejdiu ka treguar disa nga arsyet pse erdhi deri te shpërthimi i pandemisë në ditët e fundit.

Edhe tani një shkresë që ia kemi bërë MSh-së ku kemi kërkuar që të intervenohet nga ana profesionale dhe menaxheriale për mospërsëritje të gabimeve të tilla. Ato gabime kanë qenë për mospërvojës dhe dijes. Numri është tepër shqetësues, gabimet që janë bërë gjatë verës, dhe gjata fushatës, hapja totale kanë bërë që të kemi këtë gjendje”, tha ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img