Ish Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu, ka reaguar për vdekjen e ish presidentit të Gjermanisë, Horst Kohler, duke i shprehur ngushëllime familjes së tij dhe popullit gjerman.
Sejdiu, ish-presidentin gjerman e ka cilësuar mik të dashur, dhe ka kujtuar se ka qenë Kohler, ai që ka nënshkruar letrën e njohës së pavarësisë së Kosovës.
Pos kësaj, Sejdiu ka theksuar edhe se ish-presidenti gjerman ka qenë mbështetës i Kosovës dhe se vullneti i tij për ta ndihmuar Kosovën ka qenë domethënës.
Postimi i plotë:
Lamtumirë mik i dashur
Me dhembje dhe pikëllim të thellë përjetova lajmin për vdekjen e ish Presidentit të Republikës Gjermane Horst Köhler, liderit të çmueshëm të popullit gjerman i cili gjatë. Presidencës së tij u veçua me urtësi të jashtëzakonshme duke lënë gjurmë të jashtëzakonshme në dobi të popullit gjerman dhe vendit të tij të dashur.
Presidenti Köhler, ishte një mbështetës i padilemë i Kosovës dhe popullit të saj në periudhën më dinamike që i kishim në kohët e shpalljes së Pavarësisë dhe shtetbërjes së Kosovës.
Kam pasur privilegjin që të pranoj letrën e njohjes së Republikës së Kosovës nënshkruar nga Ai në të cilën letër ai shprehë mbështetjen e fuqishme të Republikës së Kosovës duke garantuar ndihmën e parezervë në në shumë drejtime.
E veçantë dhe e paharrueshme ishte ftesa që më bëri në majin e vitit 2010 për të reallizuar vizotën shtetërore në nivelin më të lartë.
Vullneti i tij për të ndihmuar Kosovën ishte domethënës. Marrëdhëniet me Republikën e Gjermanisë janë në nivel të admirueshëm.
Me këtë rast shprehi ngushëllimet më të thella familjes si dhe popullit gjerman dhe institucioneve shtetërore të vendit të tij të dashur.
Prehu në paqë mik i dashur!