Një numër i protestuesve kanë filluar të mblidhen para Kuvendit të Kosovës për të kundërshtuar Marrëveshjen për Demarkacionin me Malin e Zi.
Në komunikatën për media të Kuvendit të Kosovës bëhet e ditur se në seancë e sotme nuk është në rend dite çështja e Demarkacionit.
Ndryshe, në orët e hershme të mëngjesit Qeveria e Kosovës ka miratuar Projektligjin për demarkacionin dhe e ka dërguar në Kuvend.
Tashmë i mbetet Kryesisë së Kuvendit të vendosin se në cilën seancë do ta vënë në rend dite.