Lidhur me zhvillimet e fundit në veri të vendit, ka reaguar ish-presidenti Fatmir Sejdiu.
Në vijim gjeni të plotë postimin e tij:
Ditët e sprovave të mëdha
Tash e sa ditë në komunat e veriut të Kosovës, ku ka një shumicë të komunitetit serb, grupe të organizuara po kundërshtojnë me dhunë e përgjakje stabilizimin e jetës së qytetarëve dhe të vet institucioneve të shtetit të pavarur – Republikës së Kosovës, duke dashur të vazhdojnë me anarki.
Shihet qartë se ato janë protesta të dhunshme dhe të udhëhequra nga bandat e njohura tash e përtej dy dekadash.
Të nxitura e të përgatitura në vazhdimësi nga Beogradi ato me dhunë e sulme ndaj policisë së Kosovës dhe forcave të KFOR-it, ato duan të nxisin gjakderdhje sikur që vepruan sot ndaj policëve dhe ushtarëve. Nuk e kanë hallin e paqes e të demokracisë, por përkundrazi duan destabilitetin e Kosovës dhe përtej saj.
Institucionet e Republikës së Kosovës duhet të thellojnë bashkëpunimin mepartnerët ndërkombëtarë, prirë nga SHBA -të për të kapërcyer këtë gjendje që provokon paqen dhe stabilitetin.
Këto dy tre ditë gazetarët e Kosovës iu nënshtruan një presioni të madh deri në rrezikim jete. Arsyeja dihet: të mos dalin para botës pamjet se çfarë po bëjnë akteret e kësaj dhune.
Prandaj, gazetarëve duhet t’ju sigurohet mbrojtje dhe mbështetje, sepse vetëm kështu mbrojmë dhe përçojmë të vërtetën.