Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu ka komentuar edhe përplaset e së kaluarës në LDK, duke implikuar këtu edhe faktorin ndërkombëtar.
Sejdiu, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se përplasja e parë me karrige në LDK ka ndodhur në gusht të vitit 1998.
“Ajo ishte përplasja e parë që edhe na ka ndarë në dysh realisht”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Ish-kryetari i LDK-së ka thënë se përplasja me karrige në Kuvendin e vitit 2006 ishte e nxitur edhe nga faktori i brendshëm por edhe nga ata të jashtmit.
Ai thotë se nga faktorët e jashtëm është normale që subjektet rivale politike të synojnë “fundosjen e anijes”, por shton se për të e çuditshme ka qenë heshtja e një pjesë të faktorit ndërkombëtar.
“E them me plotë përgjegjësi se faktorit ndërkombëtarë nuk u ka konvenuar një LDK me atë numër”.
Sejdiu thotë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese që e rrëzoi atë nga posti i presidentit ishte një “karrem” nga shumë palë që u ishte premtuar posti.
Ai thotë se është përfolur që Enver Hasani ishte njëri nga ta që synonte të bëhej president, ndërsa kishte të tjerë nga LDK-ja që mendonin se do ta “trashëgonin” postin pas tërheqjes time.
“Më vonë ka pasur njerëz nga AAK-ja e PDK-ja që më kenë thënë se ndjejnë keqardhje për ato që kanë ndodhur”, deklaroi ndër të tjera Fatmir Sejdiu./Telegrafi/