Analisti politik, Dardan Sejdiu, ka thënë se është i pakuptimtë vizioni i kryeministrit Albin Kurti për Asociacionin e Komunave.
“Ne i kemi dy dokumente, që të dyja ekstreme. këto këtu ‘do të sigurojë dhe promovojë pluralizëm politik të respektueshëm, lirinë e fjalës, lirinë e asociimit dhe mbrojtjen e identitetit politik fetar të serbëve në Kosovë’ janë broçkulla, s’kanë kuptim, nuk shkohet pas marrëveshjes së Ohrit dhe dakordimit me aneks, të cilën unë kam thënë se nuk e bën hapin drejt Asociacionit, se po e bëre hapin drejt Asociacionit kjo tani merret si joserioze prej secilit person në tavolinë”, ka thënë Sejdiu në Rubikon.