6.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Sejdiu: Asnjë mjek nuk u suspendua pa fakte

Drejtori i  përgjithshëm i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, Basri Sejdiu, ka folur sot në lidhje me masat e fundit disiplinore që janë marrë ndaj mjekëve që nuk  janë gjetur në kujdestari.

Ai në një konferencë për media ka sqaruar se masat e ndërmarra ndaj mjekëve nuk janë politike, e as personale siç ka pasur komente në rrjetet sociale dhe medie. Sipas tij,  nuk do të lejohet të ketë anarki sepse anarkia rrezikon institucionin. 

Duke sqaruar masat e ndërmarra, drejtori Sejdiu, shpjegoi se rastet e fundit të suspendimit kanë ndodhur për shkak të mungesës së tyre në vendin e punës.

Ai tha se askush nuk mund të arsyetohet se është profesionist i madh dhe mbetet keq institucioni dhe mos të jetë i rregullt në kujdestari, qoftë edhe 1 minutë.

“Çdo mjek dhe infermier në kujdestari duhet ta dijë se duhet të jetë në orar çdo minutë. Vetëm një të shtunë një mjek merr diku rreth 170 euro për kujdestari,  janë komisionet ato që kanë bërë inspektimet,  asnjë suspendim nuk ka ndodhur pa fakte” u shpreh drejtori Sejdiu.

Në konferencë, drejtori foli edhe për investimet  e fundit që po bëhen në SHSKUK, përfshirë pajisjen me aparatura të reja moderne, përmirësimin e infrastrukturës, duke sqaruar se po mundohemi që qendra të jetë pacienti, që ai të ketë qasje sa më të lehtë dhe sa më të mire.

Sipas tij, janë pranuar në punë 180 infermierë dhe 80 mjekë specialist me qëllim që shërbimi të jetë sa më cilësor.

“Stafi të ofrojë shërbime që krejt kjo të bëhet për të mirën e pacientit. Të gjithë ne mund të jemi pacient, nuk merren asnjë masë që të lëndojë individin por në të mirë të institucionit dhe krijimit sa më të madh të sigurisë për pacientin Vendimet e tilla merren gjithmonë konform legjislaturës në fuqi”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img