Por përveç, largimit të mjekëve dhe pritjes së liberalizimit të vizave, është edhe një problem tjetër sipas Sejdiut që pritet të shfaqet brenda pesë viteve të ardhshme në shëndetësi.

“Problemi kyq tek ne e i cili do shprehet brenda 3-5 vitesh do të jetë përtrirja e mjekëve. Derisa largohen me qindra dhe fakti se në vit pensionohen mbi 65 mjek dhe në Fakultetin e Mjeksisë diplomojnë jo më shumë se 140-150”, thotë ai.